Secondary Adv

Kontrolli fizik i automjeteve ne kohen e COVID-19: DPSHTRR shpjegon proceduren

DPSHTRR udhëzon të gjithë subjektet të përdorin shërbimin “easy check” për të kryer kontrollin fizik të automjeteve të tyre, në pamundësi të gjendjes së krijuar prej COVID-19.

 

Shërbimi “easy check” i ofrohet të gjithë subjekteve dhe koncesionarëve që tregtojnë automjete duke mundësuar kryerjen e kontrollit fizik të mjeteve në ambientet e subjektit prej specialistëve të DPSHTRR, pa qenë nevoja për t’i sjellë mjetet te kontrolli fizik në drejtoritë rajonale. Ky shërbim aktualisht ofrohet vetëm në Tiranë dhe Durrës. Mënyra e funksionimit: 

Pasi të plotësohet dhe dërgohet formulari me të dhënat e subjektit dhe të mjetit të cilat do t’i nënshtrohen kontrollit fizik, minimalisht 5 mjete, subjekti do të kontaktohet me telefon/e-mail nga stafi i Shërbimit të Transportit Rrugor përkatës për përcaktimin e datës dhe orarit për kontrollin fizik.

 

Subjekti duhet të marrë masa për transportin e punonjësit të Shërbimit të Transportit Rrugor deri në ambientet ku ndodhen mjetet të cilat do t’i nënshtrohen kontrollit fizik. Punonjësi i DRSHTRR do të vijojë më tej me përgatitjen e dokumentacionit përkatës. Në një datë të dytë, punonjësi i autorizuar nga subjekti për kryerjen e veprimeve paraqitet në sportelet e DRSHTRR përkatëse për procedurat e regjistrimit të mjeteve. Pagesa për këtë shërbim kryhet ditën e paraqitjes në sportel me një kosto shtesë prej 200 lekë për mjet./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat